Para dy ditësh, Zlatan Ibrahimovic i befasoi të gjithë me veprimin e tij të radhës, teksa u bë aksionar i skuadrës suedeze Hamarbi, ekip ky rival i Malmos ku sulmuesi nisi karrierën e tij.
Për shkak të sukseseve të mëdha të arritura nga futbollisti, atij iu ndërtua një statujë në afërsi të stadiumit të Malmos.
Tifozët e këtyre të fundit nuk e kanë kapërdirë dot faktin që Ibra ka marrë aksionet e rivalëve të tyre të përjetshëm, dhe inatin e kanë nxjerrë tek statuja e ndërtuar për të.
Kjo është quajtur si një tradhti nga 38-vjeçar, dhe tifozët e Malmos i kanë vënë zjarrin statujës së tij . Një gjest ky i shëmtuar nga tifozët e Malmos, të cilët nuk mund ta pranojnë dot që idhulli i tyre të ketë aksionet e rivalëve.
Zlatan Ibrahimovic's statue outside Malmo's stadium was set on fire on Wednesday in an apparent reaction to Ibrahimovic becoming a part-owner of rivals Hammarby.
— ESPN FC (@ESPNFC) November 28, 2019
(via blatteultras04/Instagram) pic.twitter.com/t0YgrsDKIv