Tottenhami duket se ka rigjetur veten me ardhjen e Jose Mourinhos në stol. Skuadra londineze tashmë duket e frikshme për çdo kundërshtar.
Ata kanë zhvilluar ndeshje spektakolare mbrëmjen e djeshme të vlefshme për Ligën e Kampionëve, ku kanë përmbysur Olimpiakosin me rezultatin 4-2.
Totenhemi e gjeti veten në disavantazhin e dy golave, që në minutën e 20-të, por Dele Ali ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa Kejn sapo nisi pjesa e dytë shënoi golin e barazimit.
Ishte Lukas Moura ai që asistoi sulmuesin anglez, i cili nuk fali skuadrën greke. Por, gjithë “skenën”, në këtë gol e “vodhi” djali i topave, që e kthehu shumë shpejt sferën në lojë.
Djaloshi ia dha shumë shpejtë topin në dorë, Aurierit që e nisi shumë shpejtë aksionin, që u finalizua me gol. Murinjos nuk i shpëtoi ky moment dhe ka falenderuar djaloshin duke e përqafuar.
This is brilliant. The young ball boy gave the ball quickly to Aurier who played it in quickly and Tottenham scored. Jose Mourinho made sure the ball boy gets the respect he deserves for the assist 👏 pic.twitter.com/zNziX35LB5
— FutbolBible (@FutbolBible) November 26, 2019