Kush është grekja që dhuroi 1,000 dollarë për të prekurit nga tërmeti apokaliptik që goditi Shqipërinë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.11.2019, 00:00

Shqipëria u godit sot nga një tërmet apokaliptik me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, i paraprirë nga të tjerë tërmete dhe i shoqëruar me pasgoditje të fuqishme, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km nga qyteti i Durrësit.

Numri i viktimave ka shkuar në 24, ndërsa në spital janë paraqitur mbi 600 të lënduar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve më të fundit, dyshohet se ka ende shumë persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërkohë Sizmologët kanë deklaruar se deri më tani janë numëruar mbi 200 lëkundje të tokës në Shqipëri.

Në këtë fatkeqësi natyrore, që duhet të na bashkojë dhe solidarizojë të gjithëve për të ndihmuar sado pak ata që janë prekur nga ky tërmet shkatërrimtar, stafi i JOQ Albania ndërmori një nismë për të hapur një llogari në GoFundMe ku çdo qytetar, shqiptar ose i huaj, të ketë mundësi të kontribuojë për personat e dëmtuar nga lëkundjet apokaliptike të tokës.

Dhe ashtu si në çdo rast tjetër, populli shqiptar e tregoi qartë se ka një zemër të madhe në të tilla fatkeqësi, pavarësisht se jemi ndër popujt më të varfër në botë.

Nuk ishin vetëm shqiptarët ata që kontribuan në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, por kishte edhe shtetas të huaj.

Një prej tyre është edhe një vajzë greke me emrin Elpida Christodoulou.

Ajo ka dhuruar 1 mijë dollarë për shqiptarët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Vlen të theksohet se përveç shqiptarëve të Kosovës, të cilët qëndruan përkah vëllezërve dhe motrave të tyre shqiptarë duke kontribuar me të gjitha mënyrat, të shumtë kanë qenë edhe shtetasit e huaj që janë solidarizuar me këtë fatkeqësi që goditi vendin tonë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit