JOQ Albania
Home

Le të bëhemi dorë për njëri-tjetrin! Ndihmoni shqiptarët e prekur nga tërmeti
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/11/2019 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

STAFI I JOQ ALBANIA në faqen “Go Fund me” ka aktivizuar një llogari, ku kushdo që ka dëshirë të japë kontributin e tij/saj për viktimat e tërmetit në Shqipëri, mund të kontribuojë.

Faqen e gjeni duke klikuar këtu, si dhe detaje më të hollësishme.

Në “Go Fund Me” shkruhet se një tërmet i madh goditi Shqipërinë vetëm dy muaj pasi një tjetër, i cili u cilësua si më i madhi në 30 vitete e fundit, preku vendin.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që goditi Durrësin në orën 3:54 të këtij mëngjesi, sipas US Geological Survey. Të dridhura të mëdha janë ndjerë në kryeqytet, Tiranë, në Durrës, Lezhë, por edhe në qytete të tjera. Deri më tani disa persona kanë ndërruar jetë ndërsa qindra prona janë shkatërruar..
Le të ndihmojmë për rindërtimin e disa prej tyre!
Ne mund ta bëjmë këtë! Bashkë!

Çdokush mund të kontribuojë për qytetarët shqiptarë të braktisur nga shteti. Le të bëhemi një dorë shprese për njëri-tjetrin!

http://gf.me/u/wwvand