Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në ndeshjen e basketbollit mes Teutës dhe Tiranës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Durrës basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu ka sulmuar fizikisht gjyqtarin, Jurgen Muho duke e dhunuar barbarisht me grushte.
Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon.
Ditën e sotme, ka ardhur edhe vendimi drastik për lojtarin nga Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila vendosi të përjashtojë përjetë Bruno Deliun.
Përveç dënimi nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg.