Rrëfimi i banorit të fshatit: Groposëm lopët që na ngordhën nga përmbytja, kasapët erdhën dhe i nxorrën nga gropat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2019, 23:37

Problemi më i madh me të cilin përballen fshatrat shqiptarë është lënia në harresë dhe në mëshirë të fatit nga qeveritarët dhe institucionet përkatëse.

Fshatarët, të cilët duhen të ropaten në diell dhe shi, nëpër ara, kodra, fusha e male, për të ushtruar të vetmen mënyrë mbijetese për ta, në dy sektorët më të prapambetur dhe ku janë kryer më pak investime në Shqipëri, që janë bujqësia dhe blegtoria dhe më pas detyrohen t'i hedhin produktet e tyre që iu mbesin stok, për shkak se qeveria nuk i subvencionon.

Një banor nga një fshat i Shqipërisë, ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku rrëfen gjendjen e mjerueshme me të cilën detyrohen të përballen çdo ditë banorët e fshatrave në vend.

Ai tregon se është prekur nga përmbytjet, të cilat i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Qamili shprehet për JOQ Albania se i janë përmbytur tokat dhe stallat, duke shkaktuar ngordhjen e 6 lopëve dhe 20 deleve.

Sipas tij, shteti jo vetëm që nuk i dëmshpërbleu për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, por i "mbyti" së dyti mos sjelljen e mjeteve për të mundësuar largimin e kafshëve të ngordhura.

Qamili rrëfen më tej se ato ditë erdhën disa persona të panjohur, të cilët kërkonin të merrnin përsipër largimin e bagëtive të ngordhura. Por ata u refuzuan nga banorët e fshatit, të cilët me të drejtë kërkonin dëmshpërblimin nga shteti, i cili nuk erdhi kurrë.

Ata vendosën që t'i groposnin kafshët e ngordhura, por pas një jave ndodhi diçka e pazakontë! Banorët vunë re se lopët që kishin groposur, nuk ndodheshin më aty, por ishin marrë nga persona të panjohur.

Disa prej banorëve të zonës më pas treguan se kishin ardhur disa kasapë dhe i kishin marrë me 100 mijë lekë copa. Dhe ku i çonin kafshët? "Sallam e qofte për qytetin", iu përgjigjën!

Me këtë rrëfim, Qamili dëshiron t'u tregojë shqiptarëve anë e mbanë se janë qeveritarët "horra" ata që po i shkaktojnë të gjitha të zezat vendit.

Mesazhi i plotë:

Ju uroi çdo të mirë , jeni stafi më i mirë dhe fjalë-mbajtur JOQ. Sot gjeta kurajon të shkruaj! Kam lexuar e sterlexuar komente nga me te shemtuarat per fshatarët ! Ta dini ju o njerz të kësaj toke , qe faj nuk eshte aq i madh tek ne. Un jam 1 banor qe me eshte permbytur toka dhe stalla ! Mir qe shteti inegzisten nuk na pagoj demet si duhet , por na mbyti se dyti , me mos aktivizimin e mjeteve qe te largonim kafshet e ngordhura!! Ne e shiqojm çdo ditë sa të pa'afte jemi ba , që nuk mblidhemi dhe ti venosim pikat mbi " i " !! Mua me ( cofen ( ngordhen ) 6 lop e 20 dele . Masi ujti shterroj , filluan duke u afru do persona qe nuk i nifnim. Dhe ke4konin qe ti largonin ato bagetit e cofme . Por nuk pranom disa banor. Se donim ti tregonim organeve kopetente, me na shperbly. U pagua aq pak sa na u shtua merzia ! I groposem , por sjo qe su mendua nodhi : mas 1 jave lopet i gjetem te heqme prej atyhu ku i patem gropos !! Dhe pytem disa aty rrotull , qa u bo keshtu a u permytem pa dit gja perseri ?! Se lopet qenkan wu e hik prej grope . Dhe do zun e qeshen disa tjere , nuk hezituan me bisedu . Dhe than dhe na i moren do kasap me ka 100 mij lek copa , dhe i pytem ku i qoni ju ? Qeshen dhe na than , sallam e qofte qytet ! Pranaj po ju them se , do gjana si kuptojm a zduam ti pranojme . Por raliteti i jone eshte ne mytje nga qeveritaret horra . Me rrespakt Qamili qe e dua Shqipnin por spo bahemi na si popull e medet per kete mëmedhe we na kah !!

Ky rrëfim i banorit vjen pas disa denoncimeve të rënda të publikuara në redaksinë e JOQ Albania gjatë ditëve të fundit, ku qytetarë, punonjës fabrikash, por edhe ekspertë të bioteknologjisë, kanë zbuluar fakte tronditëse mbi atë çka ndodh në fabrikat më të mëdha të përpunimit të nënprodukteve të mishit në Shqipëri, ku produkti bazë është mishi i kafshëve të ngordhura, por edhe "mbetje" të tjera që importohen nga jashtë, të cilat vetëm mish nuk janë, por që përbëjnë pjesën më të madhe të përbërësve të sallamit dhe proshutave.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit