Një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast të rëndë në redaksinë e JOQ Albania.
Ai ka dërguar një video, ku shihet një burrë i shtrirë në trotuarin përballë shkollës së mesme Hoteleri-Turizëm në Tiranë.
Sipas denoncuesit, personi në fjalë dyshohet se kishte pësuar një atak në zemër, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15.
Ajo që vlen për t'u theksuar është se jo vetëm që asnjë kalimtar nuk u ofrua për t'i dhënë ndihmë burrit, por vetëm sa ishim mbledhur aty përreth, por sipas asaj që tregon qytetari, edhe ambulanca që erdhi për ta vizituar, iku pa i dhënë asnjë mjekim.
Nëse kjo që deklaron qytetari është e vërtetë, kjo përbën një skandal në lidhje me shërbimin e Urgjencës në kryeqytet, pasi ambulancat jo vetëm që vijnë me vonesë në raste emergjencash, por ashtu si në këtë rast, mund të ndodhë që nuk të japin as ndihmën e parë.
Denoncimi i plotë: