Karlo Ançeloti pritet ta mbyllë aventurën e tij te Napoli, pasi ky sezon duket zhgënjyes për të kaltërit. Drejtuesit e ekipit po mendojnë për një trajner të ri dhe mediat italiane kanë nisur të japin detajet e para.
Ish-trajneri i Juves dhe Milanit, Massimiliano Allegri, është parë mbrëmë në “San Siro” në ndeshjen mes Milanit dhe Napolit.
Allegri është parë duke biseduar me njerëz të stafit të Napolit. Edhe pse ai ka thënë se do të qëndrojë pushim deri në fund të këtij sezoni, nuk përjashtohet mundësia që të marrë shumë shpejt drejtimin e Napolit.
Aurelio De Laurentiis është lodhur me rezultatet e dobëta të Ancelottit, po ashtu atmosfera brenda ekipit të Napolit nuk është aspak e mirë dhe përgjegjësia kryesore bie pikërisht mbi Ancelottin.
Priten zhvillime të tjera gjatë ditëve në vazhdim...