Masakroi arbitrin, arrestohet basketbollisti shqiptar

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24.11.2019, 09:56

Pasoja të rënda për basketbollistin, Bruno Daliu, i cili mbrëmjen e djeshme goditi me grushte gjyqtarin e takimit, gjatë ndeshjes Teuta-Tirana në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

34-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi sulmoi barbarisht me grushteshtetasin Jurgen Muho, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Teksa luhej perioda e katërt e takimit mes Teutës dhe Tiranës, kur lojtari i kryeqytetasve, Bruno Daliu, lëshohet në grushte ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

Njoftimi i policisë:

“Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit