Mauro Ikardi dhe Wanda Nara nuk gjejnë dot qetësi.
Edhe pse sulmuesi argjentinas vazhdon të mos ndalet së shënuari me skuadrën franceze, ata nuk kanë qetësi në jetën private.
Së fundmi, ata janë sulmuar nga babai i modeles argjentinase, Andres Nara.
Ai tha:
Me Vandën nuk flasim. Në këtë fazë të dy janë të ‘verbuar’ nga fama, nga paratë dhe situata që jetojnë, kanë frikë nga personat që i afrohen. Nuk më pëlqen kur dikush është i paarritshëm vetëm sepse ka famë dhe para. Do dëshiroja të flisja me Mauron sikur të ishte një djalosh normal, por as ai dhe as Wanda nuk janë më. Vanda ka arsyet e saj edhe pse nuk ka ndodhur asgjë për të mos më folur. Ndoshta e shqetëson se në disa raste, me të drejtë kam mbrojtur Maksi Lopezin, por fakt është që si baba i dy fëmijëve, Maksi ka të drejtë t’i takojë ata sa herë që e kërkon”.