Ja shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22.11.2019, 21:42

Të luhet një ndeshje e kampionatit shqiptar në impiantin e ri “Air Albania”, duhet që si Tirana dhe Partizani dhe çdo skuadër tjetër shqiptare të shkundin mirë xhepat. Ndonëse është premtuar se stadiumi do të ketë një pagesë si “ish” “Qemal Stafa”, e vërteta zor se do të jetë kjo.

Federata që administron stadiumin, ende nuk ka një çmim për dy klubet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin. Mendohet se çmimi për një sfidë kampionati shqiptar të shkojë 20 milionë lekë të vjetër, por kjo shumë nuk është e përballueshme për asnjë skuadër, pasi si Tirana dhe Partizani në një ndeshje normale nuk grumbullojnë kaq shumë para.

Skuadrat do ta pranonin me shumë kënaqësi çmimin e vjetër 5-6 milionë lekësh që paguanin dikur. Vetëm derbi mes këtyre dy ekipeve mund të mbledhë kaq shumë para, por ky takim luhet vetëm katër herë dhe zor se llogaritë për këto klube dalin.

Në FSHF thonë që ka një plan që Tirana dhe Partizani, për të përballuar një ndeshje derbi, mund të bëjnë marrëveshje me federatën dhe 70 për qind të biletave t’i marrin klubet dhe 30 për qind federata.

Edhe ky opsion plotëson dëshirat e Tiranës dhe Partizanit vetëm në katër ndeshjet derbi, sepse në sfidat e tjera zor se mund të ketë një marrëveshje të tillë. Nga ana tjetër, nëse federata del me një çmim të lartë për stadiumin, Tirana dhe Partizani duhet të marrin masat dhe të punojnë për të ndërtuar në mënyrë perfekte stadiumet e tyre që të mos varen më nga “Air Albania”.

Kjo mund të bëjë që si njëra dhe tjetra skuadër të shpejtojnë punën në stadiumet e tyre. Në fund, edhe nëse arrihet në një marrëveshje meqë mund të luajnë në këtë stadium, klubet duhet të ndajnë sektorët dhe vetë stadiumin. Është në të mirë të tyre të eliminojnë 5-përqindëshin për të përfituar sa më shumë para nga shitja e biletave.

Gjithsesi, këto janë vetëm opsione. Si fillim FSHF duhet të vendosë çmimin fiks për ndeshje dhe më pas do të flasin klubet e kryeqytetit nëse e përballojnë apo jo shifrën që kërkon federata. Në të kundërt, si zakonisht derbi do të luhet në tashmë antikun “Selman Stërmasi”, që me sa duket i ka ditët e numëruara, pasi janë të shumtë zërat që e kërkojnë të shembur edhe impiantin e dytë të kryeqytetit.

/Panorama Sport

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit