Vjedh nga JOQ, por Sandri i Klanit shpërblehet nga Rama me 22 milionë lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.11.2019, 21:48

Aleksandër Frangaj, një prej oligarkëve-mediatikë, i njohur ndër vite për lidhje të ngushta me të gjithë liderët e qeverive të majta apo të djathta që kanë qenë në pushtet, me sa duket nuk ngopet duke vjelur taksat e qytetarëve me favorizimin e pushtetit, por tashmë i hyn në pjesë edhe mediave të tjera duke i vjedhur videot ekskluzive dhe duke i shitur si të vetat.

Sandri i Klanit shfaqet i etur për të përfituar jo vetëm leje ndërtimi, teksa shpjegimi i vetëm është se nuk ka dalë i kënaqur nga një tender i përfituar së fundmi nga Rama me vlerë 1.888.000,00 (një milion e tetëqind e tetëdhjetë e tetë mijë) Lekë të reja pa TVSH ose 22 milionë lekë të vjetra me TVSH.

formular njoftim fituesi 2

Në tenderin me procedurë kërkesë për propozim dhe objekt “Shërbim regjie për Konferencën e 41-të Ndërkombëtare (ICDPPC)” i hapur nga Drejtoria e shërbimeve Qeveritare në varësi të Ramës, fitues është shpallur TV KLAN, ku operatori tjetër konkurrues është skualifikuar për shkak të mungesës në dokumentacion, shkruhet në njoftim.

KËRKESË_PËR_PROPOZIM_SHËRBIME_

Drejtoria e Shërbimeve qeveritare në pikën e tetë të detyrave që duhet të kryejë ka për detyrë ofrimin e shërbimeve të përgjithshme, në Kryeministri. Shpenzimet për këtë shërbim përballohen nga buxheti i shtetit.

MILIONA PREJ REKLAMAVE QË FRANGAJ KA PËRFITUARA NGA QEVERIA NDËR VITE

1-Ministria e Brendshme dhe policia 5 milionë USD reklama TV Klanit për vizat

2-Ministria e Mbrojtjes, 3 milionë USD TV Klanit

3-Reparti 6660- 2012- 300 000 dollarë TV Klanit

4-Reparti 4300- 2007- 235 000 dollarë TV Klanit

5-2008- 115 000 dollarë TV Klanit

6-2009- 385 000 dollarë TV Klanit

7-2010- 30 000 dollarë TV Klanit

8-2011- 700 000 dollarë TV Klanit

9-2012- 700 000 dollarë TV Klanit

10-Drejtoria e Rrugëve i dha 190 mijë USD reklama TV Klanit

11-Albpetrol, 250 milionë lekë TV Klanit brenda një viti

Drejtori i Tv Klan ashtu siç nuk i ka qëndruar ndonjëherë parimeve të tij morale apo etike duke ‘ndërruar hënë’ dhe duke i bërë qoka çdo drejtuesi shteti që ka qenë në pushtet për të mbijetuar, qoftë ky i majtë apo i djathtë, në këtë formë duket se e ka drejtuar edhe TV e tij duke përfituar nga puna e të tjerëve e duke e shitur si të tijën.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit