“E do këtë siguracionin apo …?” Ç’ndodhi në aksidentin ku policia u përplas me një makinë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2019, 16:47

Ditën e sotme një aksident ndodhi në qytetin e Durrësit ku një motor policie u përplas me një automjet, i cili drejtohej nga një zonjë. Pamjet e aksidentit u pasqyruan nga JOQ.al, teksa në to vihen re debatet që po bëhen mes policisë dhe një mashkulli, i cili dyshohet të jetë bashkëshorti i shoferes së përfshirë në aksident.

Siç mësohet nga raportuesit të cilët kanë parë skemën e aksidentit, shkaktarë të kësaj ngjarjeje janë bërë policët. Zonja, e cila ndodhej në makinë me të bijën dhe të motrën, ka ndaluar automjetin pasi ka parë motorin duke ardhur në drejtim të saj.

Mirëpo, kanë qenë efektivët e policisë ata që nuk kanë ditur të mbajnë frenat, duke u përplasur kështu me makinën luksoze. Gruaja ka telefonuar bashkëshortin për të sqaruar edhe një herë këtë situatë.

Duke marrë përgjegjësinë përsipër, një dëshmitar tregon se policët i janë përgjigjur me një gjuhë shumë arrogante burrit të shoferes. Për të mbyllur çdo gjë shpejt e shpejt ata i kanë kërkuar burrit të marrë siguracionin e ta mbyllë me kaq këtë muhabet.

Qytetari raporton:

Pershendetje perseri JOQ, Ju rishkruaj per smsn e fundit, ku motorri policise perplasi makinen. Shkaktar i aksidentit ishte shpejtesia e motorrit te policise, ndonese zonja e kishte ndaluar makinen e saj, pasi ajo e kishte shikuar motorrin. Ne makine ndodhej me zonjen edhe e bija e saj 6 vjec dhe e motra. Pas perfundimit, i shoqi zonjes qe mberriti me vone, po bisedonte me policet, ndersa keta te fundit ne nje te folur shume pa edukate per postin qe mbajn, i tha zoterise, e do kete siguracion apo do shkosh ta besh vete makinen? Kjo eshte policia shembullore qe kemi. Faleminderit".

Shoferja përplas me makinë motorin e policisë në Durrës, efektivi dërgohet në spital on Vidnews.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit