“Kam dy muaj pa e parë vajzën”/ Mozik tregon pse u nda dhe momentin e arrestimit të Loredanës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2019, 15:58

Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Hanna. Edhe pse nuk dihen detaje nga ndarja e famshme e shoëbizzit, në një intervistë për zviceranen “20 Minuten”, reperi shqiptar është shprehur se e respekton ish-gruan e tij.

Ai ka treguar gjithashtu se këngën “Dhelpër dinake” nuk ia ka kushtuar Loredanës, sikurse u spekullua gjerësisht në media. Sipas reperit, këtë këngë e ka shkurar rreth dy vite më parë.

Në lidhje me ndarjen, Mozzik është shprehur se erdhi për shkak të problemeve që kanë patur të dy, pa dhënë detaje të hollësishme. Beqari tregon se me të bijën flet çdo ditë në kamera dhe se ka rreth dy muaj pa e takuar. Ai shton se në dhjetor do të takohet me të, pasi vogëlushja ka ditëlindjen.

Por Mozzik nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me momentin e arrestimit të Loredanës, lajm i cili bëri bujë në media, pasi një çift e akuzoi reperen për shantazh. Ai tregoi se ka qenë në shtëpi me të bijën kur ka ardhur policia.

Ai shprehet:

Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin. Unë isha në shok sepse nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë zgjodha përsëri Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të doli që ajo e bëri, unë do të mendoja se nuk e bëri".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit