Historia e Grace Millane ka mbajtur pezull botën dhe gjyqi i saj është ndër më të mediatizuarit në planet. Vajza ndërroi jetë gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale me një partner, në Zelandën e Re.
Në fund, gjykata e gjeti fajtor për vrasje të arrestuarin 27-vjeçar të kësaj ngjarje të rëndë. Babai i Grace, tha pas vendimit se vajza e tij 22-vjeçare u vra brutalisht një ditë përpara ditëlindjes, në dhjetor të vitit të shkuar.
Vrasësi, që nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, deklaroi gjatë gjyqit se Grace vdiq aksidentalisht gjatë seksit. Ai tha se asaj po i shijonte seksi mazokist pasi ishte fanse e filmave ’50 hijet e Greit’.
Sipas tij, pasi ajo vdiq, atë e kapi paniku dhe e mori trupin, e futi në një valixhe dhe e groposi në pyll. Por hetimet zbuluan se ai e vrau vajzën për kënaqësinë e tij seksuale.
Pasi e kreu krimin, ai pa porno. Perversi e la vajzën në dhomë të përgjakur dhe shkoi në një tjetër takim përpara se të merrte vendimin për të groposur 22-vjeçaren.