Zbulohet arsyeja e sherrit në Berat, ja pse të rinjtë dhunuan barbarisht 30-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.11.2019, 23:38

JOQ Albania publikoi mbrëmjen e sotme një video me pamje të rënda, ku shfaqeshin tre të rinj duke dhunuar barbarisht një 30-vjeçar, në qytetin e Beratit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 nëntor në lagjen "13 Shtatori", ndërsa policia njoftoi se tre dhunuesit u vunë në pranga.

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se shkak i sherrit ka qenë një femër.

Viktima e dhunës barbare, 30-vjeçari me iniciale N.Ç nga fshati Duhanas i Beratit, raportohet se ka ngacmuar disa ditë më parë familjaren e njërit prej tre djemve.

Kaq mjaftoi që familjari i vajzës në fjalë, të marrë dy shokët e tij dhe të zënë në befasi 30-vjeçarin, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe përfundoi në spital, për shkak të goditjeve të forta të marra në kokë.

Të rinjtë u akuzuan nga Policia për "plagosje të rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim", ndërsa prokuroria kërkoi "arrest me burg".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e bazuar në një akt-ekspertimi mjeko-ligjor, që e cilësonte "plagosje të lehtë", i la të lirë tre dhunuesit, duke vendosur masën e sigurisë "Detyrim paraqitje".

Ajo që vlen të theksohet ishte vendimi absurd i gjykatës, pasi pamjet filmike dëshmuan qartë se ndaj 30-vjeçarit u ushtrua dhunë barbare fizike, saqë mbeti pa ndjenja në tokë, ku pavarësisht kësaj një prej agresorëve e goditi me sa fuqi kishte me shkelm në kokë.

Ndërkohë që ende nuk dihet versioni i viktimës lidhur me ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i Policisë së Beratit për ngjarjen:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve: •F.G, 17 vjeç, •J.B, 23 vjeç, •K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen "13 Shtatori" në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit