Kushte skandaloze në Senatoriumin e Shkodrës, qytetari ia përplas në fytyrë shëndetësinë Manastirliut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.11.2019, 21:19

Shëndetësia vijon të mbetet një ndër sektorët më problematikë në Shqipëri.

Përkundër propagandës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefit të ekzekutivit, Edi Rama, të cilët paturpësisht e krahasojnë standardet e spitaleve publike në Shqipëri me ato europiane, realiteti dëshmon të kundërtën.

Ka qenë një qytetar i cili ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania kushtet e rënda në të cilat ndodhet Senatoriumi i Shkodrës.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga qytetari, mungesa e higjenës në këtë institucion ja bën "mu", ku në çdo dhomë shihet rrëmujë totale; dyshekë të hedhur në çimento, krevate të kthyer përmbys, farzoleta dhe fasho dhe pambukë të shpërndarë kudo.

Dhe natyrshëm, çdo kush mund të pyesë me të drejtë: Si mund të trajtohen të sëmurët në këtë këtë senatorium, kur ambientet janë shndërruar në një burim infeksioni dhe nuk ka as kushtet më minimale?

Kësaj pyetje duhet t'i përgjigjet vetë ministrja përkatëse, e cila lart e poshtë trumpeton me të madhe arritjet imagjinare në Shëndetësi.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur një gjë e tillë është denoncuar.

Dy vite më parë, në 2017, një media ka shkuar në ambientet e Senatoriumit të Shkodrës dhe kushtet kanë qenë të njëjtat.

Ndonëse rasti është bërë publik në media edhe 2 vite më parë, përsëri asnjë masë nuk është ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë.

Asokohe qytetarët deklaronin:

Kushtet janë shumë të këqija, sikur para dhjetë vitesh as ka kurrgja, s’ka banjo, s’ka lavamana,s’ka pasterti,s’ka kurrisen. Kushtet janë shum”ë të vështira, tmerrësisht shumë të vështira. Mjekësia në Shkodër, edhe në Tiranë është krejt përtokë.”

Senatoriumi i Shkodrës, i cili funksionon në këto kushte prej 20 vitesh, nuk ka as kushtet më minimale për të sëmurët.

Kjo gjë është pranuar edhe nga vetë mjekët e këtij spitali. Një prej tyre, Nadire Suma, u shpreh:

Në sanatorium nuk ka kushte për të sëmurët. Ka mbi 15 vite që nuk bëhet asnjë riparim, ska ujë të ngrohtë, suvatimet po bien. Sa e veshtire eshte t’i thuash te semurit që nuk ka as kushtet minimale për të qëndruar të shtruar. Këto kushte të turpshme nuk duhet të jenë më problem në kohët e sotme.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit