JOQ Albania
Home

U maskua si mjeke për të mashtruar në spital, shqiptarja është nëna e një këngëtareje të njohur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/11/2019 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua 36-vjeçare nga Kosova është akuzuar për mashtrim. Ajo kishte planifikuar në mënyrë të përsosur një lloj mashtrimi për të fituar në mënyrë të paligjshme 200 mijë franga zvicerane.

Ngjarja ka ndodhur në Zvicër ku gruaja kosovare ishte maskuar si mjeke me një bluzë të bardhë. Ajo ka ditur të luajë mirë rolin e saj, duke mos u pikasur nga personat që e rrethonin.

Me dokumente të falsifikuara ajo ishte shtirur si mjeke, për të përjetuar momentin e shumë pritur, kur do t’iu merrte plot 200 mijë franga zviceriane një çifti në spital.

Por, siç duket, diçka ka shkuar keq dhe gruaja është demaskuar para se viktimat e saj të binin pre e mashtrimit.

Sipas “Prive.al” është mësuar se e dyshuara është nëna e një këngëtareje të re nga Kosova, të quajtur Aurora.