E pazakontë/ I vodhi mbathjet shoqes, gruaja nga Tirana: Kishim lidhje intime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2019, 13:41

Ana. Q., një parukiere 42 -vjeçare e arrestuar nga policia për akuzën e “vjedhjes”, ka shokuar gjykatësen dhe prokuroren e çështjes, teksa ka dalë para gjykatës për t’u përballur me një nga rastet e dokumentimit të një vjedhje të ndodhur në Tiranë. Ana Q., nënë e një fëmije ka pohuar se me vajzën, së cilës i ka marrë rrobat personale si të brendshme, kostum sportiv, këpucë, parfume dhe sende të tjera, ka një raport të veçantë, përtej shoqërisë, duke deklaruar se kishte lidhje intime me të.

Kjo deklaratë ka lënë të habitur gjyqtaren dhe prokuroren e çështjes, të cilat po gjykonin rastin në Gjykatën e Tiranës. Në fjalën e saj të mbrojtjes Ana Q., pretendoi se kishte një lidhje me vajzën e cila e kishte kallëzuar në polici, dhe se herë pas here ato shkëmbenin rrobat e njëra-tjetrës.

Pavarësisht kësaj situate të paprecedentë në Gjykatën e Tiranës, në fund të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi të caktojë “arrest në burg” për Ana Q., akuzohet nga prokuroria e Tiranës se në datën 15 tetor 2019 në afërsi të kafe “Flora”, i ka vjedhur brenda në makinë shoqes së saj me inicialet Xh.B., një çantë, ku ndodhej pasaporta, çelësat e shtëpisë, telefonin tip “IPhone 5”, një kostum sportiv, një palë këpucë që Xh.B., sapo i kishte blerë, dy parfume dhe disa tesha rroba të brendshme, të cilat në total kapnin shumën prej 40 mijë lekë treg. Teksa është marrë në pyetje nga policia e Tiranës Xh.B., ka deklaruar se Ana, i kishte vjedhur dhe rreth dy vjet më parë shumën prej 500 euro në banesë, por atëherë rastin nuk e kishte denoncuar pasi ajo i ishte betuar për djalin e saj, se nuk kishte gisht në këtë vjedhje.

Ky është rasti i dytë që Ana Q., ka vjedhur shoqen e saj. Menjëherë pas denoncimit të Xh.B., policia në datën 15 tetor 2019 ka bërë shpalljen në kërkim të Ana Q, shkruan Noa.

Kjo e fundit është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të kalonte në Greqi, ku i është sekuestruar dhe një aparat telefon që dyshohet se i është vjedhur një vajze tjetër në qytetin me Korçës, shkruan ‘shqiptarja’. Nga pika kufitare e Kakavijës e arrestuara është transportuar në Tiranë, ku ka dalë para gjykatës së kryeqytet duke pohuar se rrobat ia kishte marrë shoqes së saj Xh.B., pasi me këtë të fundit kishte një lidhje intime dhe që shpesh herë të dyja së bashku i shkëmbenin veshëmbathjet. Pavarësisht kësaj situate, gjykata ka vendosur të mbyllë në qeli Ana.Q, duke caktuar masën e “arrestit në burg”.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit