Java që lamë pas dhe fillmi i kësaj jave kanë qenë “ditë të zeza”, sa i takon aksidenteve rrugore. Disa persona kanë ndërruar jetë në vendin tonë për shkak të aksidenteve me makinë.
Numrit të gjatë të viktimave i është shtuar edhe një femër. Ajo ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në zonën e “Ish-Kënetës”, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme, teksa një automjet tip “Ford”, me drejtues një 24-vjeccar, ka përplasur gruan. Ajo nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë: