Ditën e sotme presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha patën një takim në presidencë për të folur në lidhje me zgjidhjen e ngërçit politik që është krijuar në vend.
Në një komunikim publik me gazetarët pas takimit, Berisha e ka cilësuar kreun e KED Ardian Dvoranin si skllav të Edi Ramës dhe gjyqtar mafioz.
Pjesë nga fjala e sih-kryeministrit Berisha:
U diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës me përjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sis e drejtësisë krijoi edhe organi që me ligj është garant i kushtetutës të Shqipërisë. Tani është moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar, por dua të theksoj këtu se një media ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, me të drejtë. Ardian Dvorani është gjykatës militant i PS, skllav i Edi Ramës. Cilido që ka dyshimin më të vogël, u rikujtoj se KLD e sotme kryesohet nga një individ, kunati i ndrikullës së radarëve, që është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse kërkohet të jetë magjistrat, por jo kunat. Ai është aty për t’i shërbyer si skllav Edi Ramës. Cilido që dyshon, i bëj një pyetje: A mund të na thoni cili gjykatës, në historinë 30-vjecare të këtij vendi, ka shkel në mbledhje partiake, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani, në mbledhjet e PS.”