Një banesë është grabitur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e Taf Shabanit dhe bashkëshortes së tij. Në momentin kur ndodhi grabitja, në banesë ishte vetëm zonja Shabani.
Autorët të cilin ishin 3 të rinj, janë paraqitur si miqtë e djalit të tyre që është emigrant në Itali dhe dy prej tyre janë ngjitur në katin e dytë të banesës.
Ata arritën të zbërthejnë kasafortën e shtëpisë, vodhën të gjitha paratë që gjendeshin brenda, morën të gjitha sendet me vlerë dhe janë larguar.
Pas grabitjes, zonja Shabani ka dëshmuar së të rinjtë nuk i njihte, ndërkohë që thotë se ka edhe probleme me shikimin.
Shuma e grabitur mendohej të ishte e madhe pasi kjo ishte edhe arsyeja që çifti i mbante në kasafortë.