Fitoi gjyqin ndaj Policisë Rrugore, reagon qytetari: S’e kam marrë ende patentën, jam i papunë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 23:58

Ditën e sotme në media u raportua rasti i një qytetari, i cili ishte gjobitur në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim ne ligjin nga efektivët e Policisë Rrugore, të cilët shumicën e rasteve detyrohen të vendosin gjoba për të plotësuar numrin që i ka urdhëruar "shefi".

Shtetasi Sh.B., i cili u gjobit padrejtësisht nga policia, kërkoi të drejtën e tij në dyert e Gjykatës.

Në 2 maj të 2019-s, gjykata i dha të drejtë shoferit, i cili u gjobit në mënyrë të paprecedentë nga punonjësit e Policisë Rrugore.

Me një proces-verbal të datës 29 janar 2019, një punonjës i Rrugores i ka bllokuar patentën, me pretendimin se rreth 1 javë më parë, në 21 janar, ai i ka lejuar drejtimin e mjetit një personi të papajisur me patentë.

Personi i gjobitur ka deklaruar se nuk është i vërtetë pretendimi i punonjësit të Rrugores. Sipas tij, ai ka parkuar mjetin para shtëpisë, sapo ishte kthyer nga puna dhe nuk e dinte që personi kishte marrë mjetin tim.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, inspektori e ka përcjellë rastin pranë Organit Administrativ Shtetëror (OASH) të Komisariatit të Policisë Rrugore. Kjo strukturë ka vendosur pezullimin e lejes së drejtimit për 12 muaj, si edhe e ka gjobitur shtetasin me 40 mijë lekë (të reja).

Kundër këtij vendimi ka depozituar padi në gjykatë shtetasi Sh.B., nga shqyrtimi i të cilës kanë rezultuar një seri abuzimesh nga zyrtarët e Policisë Rrugore dhe që në fund kanë rezultuar me vendim në favor të qytetarit.

Megjithatë, përtej argumentave dhe shkeljeve, ai që e pësoi më shumë nga kjo situatë është shtetasit Sh.B., i cili u detyrua t’i drejtohet gjykatës për të fituar të drejtën e tij para abuzimit të Policisë Rrugore.

Vendimin mund ta shikoni këtu:

Vendim-Policia-Rrugore

Fillimisht u raportua se qytetarit i është rikthyer patenta pas procedurave që zgjatën 4 muaj, por mesa duket kjo gjë nuk është e vërtetë.

Shoferi në fjalë ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania, ku ka sqaruar se si qëndron e vërteta.

Përmes një mesazhi, ai tregon se vërtetë e ka fituar gjyqin, por patentën ende nuk e ka marrë, pasi Policia Rrugore ka apeluar vendimin.

Qytetari thekson se në janar bën një vit pa patentë, ndërsa vendimi vijon të jetë në Gjykatën e Apelit.

Ai shton më tej se falë patentës ishte i punësuar si shofer, ndërsa tani ka mbetur i papunë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Desha te bej nje sqarim, ku ne nje lajm thuhet qe e kam mar patenten. Un jam personi qe i kan blloku policia rrugore patenten pa te drejt per nje ngjarje te ndodhur me 21 janar dhe esht e vertet qe e kam fituar gjyqin por patenten nuk e kam marre se ma kan apelu vendimin dhe esht ne apel dhe me qesharakja ne janar bej nje vit pa patent dhe vendimi ne apel akoma. punoja me ate patent si shofer dhe sot jam pa pun nga realiteti i hidhur shqiptar. Ju pershndes!"

Ndërkohë një tjetër gjë që vlen të theksohet është se në vendimin e gjykatës nuk gjenden të dhëna, për të kuptuar se si e ka justifikuar Policia Rrugore faktin që proces-verbali është hartuar rreth 8 ditë pas shkeljes së pretenduar. Gjithashtu, nuk gjenden as të dhëna nëse Policia Rrugore ka pasur apo jo argumenta se përse është vepruar me “vonesë” për një shkelje të pretenduar nga shtetasi Sh.B.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit