Nuk ka më dyshime, Edi Reja do të jetë trajner i Shqipërisë edhe për 4 vitet e ardhshme. Tekniku italian dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka kanë gjetur sot akordin mes tyre për rinovimin e kontratës.
Edhe pse 74-vjeçar, Reja do vijojë projektin e tij në stolin kuqezi dhe për këtë ka edhe gjithë besimin e duhur nga ana e Federatës,
"Procesi Sportiv" në “Facebook” shkruan se kontrata e re do të jetë 4-vjeçare dhe italiani do të përfitojë 1.2 milion euro për kontratën që e lidh me kuqezinjtë deri në vitin 2023.
Pritet qe Edi Reja të përtojë rreth 300 mijë euro pagë në vit dhe nga ana e tij, trajneri italian nuk ka hezituar aspak, duke dhënë miratimin e tij për kontraten e re.