Çudirat nga Shqipëria duket se nuk kanë të mbaruar!
Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku një "vizitor" i pazakontë ka zbarkuar në autostradën Durrës-Tiranë.
Siç shihet dhe në video, një kalë ndodhet në mes të rrugës pranë mbikalimit të Shkozetit, duke ecur për terezinë e tij.
Drejtuesi i mjetit detyrohet të ulë shpejtësinë, në mënyrë që kali të hapë rrugën.
Mirëpo, prania e kafshëve në rrugë mund të shndërrohet edhe në burim aksidentesh. Nuk janë të pakta rastet kur kafshët kanë qenë shkaktarë të aksidenteve automobilistike në rrugë, gjë e cila përbën një problem shqetësues për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Drejtuesit e mjeteve e kanë ngritur si problem, por deri më tani mbetet ende pa një zgjidhje konkrete.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme: