Pamje që të therin në shpirt, qenushi i vogël nuk largohet nga trupi i pajetë i qenit të ngordhur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 22:07

Qeni është një ndër kafshët shtëpiake më të dashura për njeriun.

Për më shumë se 12.000 vjet, qeni ka qenë një shoqërues, mbrojtës dhe mbi të gjitha, një mik besnik.

Jemi njohur me video ku qentë kanë rrezikuar jetën, madje edhe janë vetëflijuar për t’u shpëtuar njerëzve jetën. Të gjitha këto të bëjnë t’i duash pafund këto krijesa të veçanta.

Po si trajtohen në Shqipëri këto kafshë kaq të dashura për njeriun?

Ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, kanë mbërritur pamje tejet të trishta, që të prekin thellë në shpirt, ku protagonistë janë dy qenushë të vogël e të pafajshëm, një prej të cilëve gjallë dhe një tjetër, që e kanë masakruar, duke i prerë kokën.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, ndonëse një prej këlyshëve ka vdekur, qenushi tjetër nuk largohet e nuk e braktis, por qëndron aty pranë tij.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë akt kaq të pamëshirshëm e monstruoz, sa të masakrojë në këtë mënyrë një këlysh të vogël qeni, vetëm disa muajsh.

Fotot janë realizuar mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Ajo që vlen të theksohet është se qen vrasësit më të mëdhenj në Tiranë janë punonjësit e Policisë Bashkiake të kryeqytetit, të cilët kanë nisur një fushatë "gjenocidi" mbi këto kafshë të gjora e të pambrojtura.

Lidhur me këtë çështje, në emisionet investigative, por edhe nga aktivistë e qytetarë të thjeshtë, janë denoncuar me dhjetëra raste, të provuara me foto e video, ku punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës, me në krye Ermal Kapllanin, akuzohen për masakrën e kryer ndaj qindra qenve endacakë, të cilët janë vrarë përmes acidit të baterive të makinave, duke ua injektuar atë në trup, por edhe me mjete të tjera.

Ndërkohë që homologu i Veliajt në Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka ndërmarrë pak ditë më parë një nismë për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë në kryeqytet, kryebashkiaku i Tiranës me "ushtrinë" e tij vijojnë me masakrat ndaj krijesave më të dashura për njerëzit.

Por duket se Bashkia e Tiranës është shumë larg ndërmarrjes së këtij hapi, pasi fokusin primar e ka tek tenderat, lejet e ndërtimit dhe betonizmin e çdo hapësire të mundshme të gjelbër në kryeqytet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit