Diego Armando Maradona nuk do jetë më trajner i Gimnastias në Argjentinë. Largimi i tij ka ardhur për një arsye të çuditshme.
Shkak për largimin e tij nuk janë bërë rezultatet e arritura, por një problem tjetër.
59-vjeçari është larguar për shkak se të shtunën do të bëhen zgjedhjet për presidentin e ri të këtij klubi, post në të cilin ishte Gabriel Pelegrino.
Ky i fundit nuk do të jetë në krye të klubit, dhe për këtë arsye Maradona ka vendosur të largohet.
Kështu, aventura e me argjentinasit e Gimnasias ka zgjatur vetëm dy muaj, teksa është mbyllur bashkëpunimin ditën e sotme.