Shpenzimet e luksit në fushatat elektorale, Shehi flet troç: Partitë i marrin lekët nga taksapaguesit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 21:28

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në "RTV ORA", ku foli mbi aktualitetin politik në Shqipëri.

Shehi hodhi një tezë të re mbi mitingjet elektorale, ku theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë për fushata të tilla kaq luksoze.

Sipas tij, këto janë propagandë e shfrenuar që kërkon miliona lekë shpenzime nga privatët, dhe për pasojë këta të fundit do t'i kërkojnë atyre që do të vijnë në qeveri tendera dhe favore të tjera.

Shehi nënvizoi se sot ka mjete të tjera për të bërë propagandë, si rrjetet sociale dhe mediat.

Ndër të tjera, ish-deputeti "shënjestroi" LSI-në, për shkak se sipas kësaj force politike, kjo ide do të ishte barrë e rëndë për buxhetin.

Kreu i LZHK-së u shpreh se LSI-ja nuk ka nevojë të bëjë mitingje si të gjithë partitë e mëdha, por le të bëjë aq sa është në të vërtetë.

Pjesë nga intervista

Dashamir Shehi: Ato lekët që marrin sot partitë nga taksapaguesit i marrin dhe ato kanë për të marrë. Do evitohej gjithë ky korrupsion që është bërë kaq i zgjeruar në të gjitha aspektet e jetës politike.

Beti Njuma: Kush jua jep garancinë që nuk do ketë financime të fshehta?

Dashamir Shehi: Të paktën të merremi me financimet e fshehta mos merremi me këto të hapura. Shqipëria nuk ka pse bën fushata kaq luks. Nuk ka pse bëhen këto tam tame kaq të mëdhaja, tullumbace, fotografi, mitingje, koncerte. Jemi një vend i vogël nuk ka pse të bëhen këto. Është një propagandë kaq e shfrenuar që kërkon miliona, shijon milionat e privatëve, të cilët në shkëmbim do ti kërkojnë atyre që vijnë në qeveri tendera dhe ky cikël korruptiv nuk mbaron kurrë. Ajo që ka thënë PD ka thënë shumë mirë, duam pak por të jenë të pastra dhe të shtetit sa na takon. Sot ka mjete sa të duash, Facebook, televizor... për cfarë duhen këto miliona. Ditën kur ne mund të mbërrijmë në nivelin e botës mund të shikojmë një formulë tjetër.

Beti Njuma: A nuk do të ishte një barrë e rëndë për buxhetin sic thotë LSI?

Dashamir Shehi: Jo, jo, jo ja fut pak kot LSI në këtë punë. Nuk ka nevojë LSI të bëjë mitingje si gjithë partitë e mëdha. LSI të bëjë aq sa është LSI. Nuk ka nevojë, unë nuk gjykoj që një parti ka nevojë për 20 mln euro për të bërë fushatë. Unë gjykoj që ka nevojë për 200 mijë euro dhe kaq mund t'ja japë buxheti. Edhe LSI, aq sa i takon, lektorët i ka dhe të dalë të bëjë fushatën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit