Artur Lleshi u gjet i vrarë vitin e shkuar në një tunel të fshatit Gjuras të Bulqizës, mirëpo ende nuk është gjetur autori i krimit.
Familjarët e viktimës shprehen se nuk kanë besim te policia, pasi e kanë mbyllur çështjen dhe dyshojnë se vrasësi mund të jetë një banor i fshatit.
Kushëriri i 32-vjeçarit, Njazi Lleshi thotë se shpresat për drejtësi nga shteti janë shuar.
Ai thekson se:
32-vjeçari Artur Lleshi humbi kontaktet me familjarët e tij në prill të 2018-ës.
Artur Lleshi ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut, ku punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban, por nuk u kthye më.