Të dielën mbrëma u përurua stadiumi i ri kombëtar, i "pagëzuar" me emrin "Air Albania", i cili u ndërtua mbi rrënojat e stadiumit "Qemal Stafa".
Një mori incidentesh dhe të papriturash u shënuan gjatë inagurimit të stadiumit të ri gjatë ndeshjes së fundit për Eleminatoret e Euro 2020 me Francën, duke filluar nga "spërkatja" e tifozëve me ujë, e deri tek thirrjet "Rama ik" në kor.
Lidhur me thirrjet që oshëtinë mbi stadiumin e ri, ku ishte i pranishëm edhe vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, ka folur aktivisti, Aulon Kalaja.
Ai ka treguar sesi i përjetoi Rama thirrjet e tifozëve kundër tij, në investimin më të propaganduar nga "Rilindja", i cili kushtoi plot 75 milionë euro.
I ftuar në "Fax News", Kalaja tregoi se Rama doli jashtë stadiumit për disa minuta me rradhë për të marrë veten.
Ai u shpreh:
Njerëz që kishin ardhur për të parë ndeshjen me Francën dhe stadiumin e ri, e kthyen këtë situatë në një situatë politike, aq shumë ju ka ardhur shpirti në majë të hundës nga kjo qeveri. Unë kam qenë në një pjesë të stadiumit, përballë me kryeministrin. Ato momente kam parë kryeministrin që është shkëputur nga vendi. Kryeminsitri ka dalë nga aty ka qendruar 15 minuta jashtë për të marrë veten nga ajo që ndodhi. Kanë qenë çaste shumë drithëruese dhe pozitive për mua. Janë munduar media pranë Ramës për ti cilësuar si një organizim të opozitës shqiptare. Nuk mendoj se ishte një organizim i opozitës, veç banderolës Rama Ik, ku u krijua nga aktivistët e FRPD-së. Kjo është një çështje që më kanë shijuar më shumë në ato momente sesa ndeshja. Unë e shikoj këtë si një ogur të mirë për një qasje të re ndaj Shqipërisë. Sado që ti të vendosësh burg për ato që organizojnë protesta e te tjera, qytetarët e gjejnë mënyrën për të protestuar.”