Meta dorëzoi padinë kundër tij, ja sa vite burg rrezikon Ardian Dvorani

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.11.2019, 18:49

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme padinë e tij ndaj Ardian Dvoranit te Krimet e Rënda.

Sipas 'ABC News', Dvorani rrezikon të dënohet në pesë vite burg për shkak të bashkimit të dënimeve.

Ndërsa në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ai mund të burgoset deri në 7 vite.

Nga ana tjetër, Meta në padinë e tij thekson të gjitha shkeljet ku sipas tij kreu i KED, Ardian Dvorani ka bërë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, por jo vetëm.

Në një pjesë të padisë thuhet se:

-Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi është njohur me aktin në datën 06 Nëntor 2019, ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në datën 07 Nëntor 2019, në orën 13.00, me rend dite “Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës, lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese“. Në këtë mbledhje u thirrën dhe kanë qenë të pranishëm përfaqësuesi i Presidentit të Republikës, Avokati i Popullit dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Pas diskutimit anëtarët e Këshillit të pranishëm në mbledhje u dakordësuan se nuk mund të komentojnë përmbajtjen e letrës së Presidentit me argumentin se nuk kanë autoritet që të diskutojnë vendimin e Presidentit ku, për më tepër, nëse do ta bënin ata do të përfshihen në ndërhyrje të kompetencave dhe, rrjedhimisht, në një konflikt institucional kompetencash. Këshilli dakordësoi vetëm përcjelljen e dokumentacionit të kërkuar shtesë në adresë të Presidentit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në këtë mbledhje të datës 7 nëntor 2019 nuk diskutoi dhe nuk mori asnjë vendim për asnjë çështje tjetër. Ndërkohë, në Fletoren Zyrtare nr. 151, ditë e shtunë, datë 9 Nëntor 2019, është botuar në format elektronik vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 132, i datës 21 shtator 2019 “Për miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019”, pikërisht ky vendim që i është përcjellë Presidentit të Republikës që prej datës 8 tetor 2019 nga KED-ja. Në lidhje me botimin e këtij akti në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë ligji nr. 78/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare” dhe ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, nuk e përcaktojnë këtë vendim në llojin e atyre akteve që mund të botohen në Fletoren Zyrtare. Ligji nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë” në nenin 232 përcakton, se aktet e vlerësimit dhe të renditjes publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Për më tepër, edhe vetë vendimi i KED-së nr. 132, datë 21.09.2019 që rezultoi se u botua qëllimisht dhe në kundërshtim me ligjin në Fletoren Zyrtare, në pikën 2 të tij, citon shprehimisht: “Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”. Botimi i vendimmarrjes së Këshillit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë për këtë vendim dhe për vendimet e tjera të renditjes së kandidatëve për të 4 (katër) vakancat është përmbushur që prej datës 22 shtator 2019, sikurse neni 232 i ligjit nr. 115/2016 dhe vet vendimi i KED-së, urdhëron. Pra dërgimi i botimit në Fletoren Zyrtare është veprim në shkelje të hapur të ligjit dhe me dashje direkte. Presidenti ka arritur në bindjen se qëllimi i Kryetarit të KED-së Ardian Dvorani ka qenë mashtrimi i opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar mbi këtë çështje, për të krijuar idenë e rreme se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka diskutuar këtë çështje në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019 dhe ka vendosur publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të tij nr. 132, datë 21 shtator 2019 . Ky fakt është i pavërtetë pasi siç u përmend edhe më lart Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 7 nëntor 2019, nuk ka marrë asnjë vendim të kësaj natyre dhe as ka diskutuar mbi këtë çështje. Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është titullar i KED-së dhe është e qartë sipas ligjit që përgjegjësia për dërgimin e paligjshëm për botim në Fletoren Zyrtare, të çdo akti bie vetëm mbi të. Me dërgimin e aktit për botim në Fletoren zyrtare në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe pa një vendim kolegjial të Këshillit është kryer një shkelje e rëndë e ligjit nr.115/2016, gjë e cila përbën shpërdorim të pastër të detyrës dhe që duhet të hetohet nga organi akuzës për të evidentuar përgjegjësitë konkrete.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit