I konsideruar si ‘peshku i madh’ i kokainës, rrëfehet Arbër Çekaj, ja çfarë thotë për politikën në vend

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.11.2019, 17:09

Biznesmeni Arbër Çekaj, i cili është akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro, ka thënë për 'News 24' se policia dhe prokuroria urdhëruan ndërprerjen e operacionit.

Kjo, me qëllim për të fshehur trafikantët e vërtetë, që sikurse thotë as që guxon t’i prekë.

Kujtojmë se biznesmeni është konsideruar si peshku i madh i kokainës nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu.

Çekaj tha për 'News 24' se:

Është totalisht e qëllimtë nga ana e policisë, prokurorisë dhe atij personi i cili dha urdhër që operacioni të ndërpritej në magazinat e kompanisë time. Nëse operacioni do të shkonte deri në fund, patjetër që do të ishte kapur grupi kriminal e jo unë. Me gjeni një vend normal të botës që arrestohet pronari i kompanisë që importon fruta, se në kontenierët që nuk janë fare të tijët, gjendet drogë. I vetmi vend është Shqipëria, edhe në Shqipëri i vetmi pronash frutash në burg jam unë. Pra prokuroria ka luftë personale ndaj meje e familjes time, e kjo vetëm për të mbrojtur grupin e vërtetë kriminal që ata e dinë se kush është, por askush nuk guxon ta prekë. Frika nuk ka qenë asnjëherë bashkëudhëtarja ime në jetë. Sepse nuk kam bërë asgjë për të patur frikë, por në kushtet ku ndodhem, kur shteti ka strukturat e veta, përfshi edhe mediat e varura prej tij, në vend që të më mbrojnë liritë si shtetas shqiptar, më fusin në burg pa asnjë provë për të mbuluar e shpëtuar trafikantët, mundohet të më fusë në konflikt me njerëz që nuk i njoh e s’kam lidhje, mundohet të më mbyllë biznesin e të më sekuestrojë çdo gjë që kam. Në këto kushte çdo njeri normal do të ndihej i frikësuar besoj… Megjithatë me të më të frikësuar janë ata që kanë frikë nga e vërteta, sesa unë nga padrejtësitë.

Biznesmeni ka dy fjalë edhe për politikën.

Ai thotë se:

Nëse do të kisha miq në politikë nuk do të isha në burg. Me thënë të drejtën kam antipati për politikën, sepse ishte ajo që më futi në burg, për të bërë show, betejën politike të radhës, dhe kurbani i radhës isha unë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit