Të tjera detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Drenie të Patosit, kanë dalë në dritë. Si pasojë e këtij aksodenti mbeti i vdekur një 39-vjeçar.
Ai është identifikiar si Benjamin Toro. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, të cilët i la jetim.
Toro ushtronte profesionin e mjekut. Ai ishte një emër i njohur në zonë sepse ishte edhe pronari i një fabrike vaji.
Gjithashtu, 39-vjeçari i cili gjeti vdekjen pas përplasjes me mjetin tip “Zetor”, ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Bashkisë Fier në legjislacionin e kaluar. Në këtë këshill bashkiak ai ishte si përfaqësues i opozitës, ku pas zgjedhjeve paralementare të 2017 zëvendësoi ish-deputetin e PD, Luan Baçi.
Sipas burimeve të Faxweb.al Toro është aksidentuar teksa kishte shkuar me zetor për të marrë ullinjtë e vjelë nga klientët e fabrikës së vajit. Por mjeti u përmbys duke i marrë jetën. Banorët thonë se ishte njeri dhe familjar shumë korrekt.
Pak vite më parë 39-vejçarit i kishte vdekur vëllai. Pas kësaj humbjeje ai i ishte futur punës në fabrikën e vajit të ullirit.
Foto ilustruese