Shpërthen prindi i njërit prej fëmijëve që bënë koreografinë në stadium: I përdorën si lecka, as ujë nuk i dhanë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.11.2019, 15:12

Rreth 500 fëmijë me performancën e tyre bënë inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania” para ndeshjes Shqipëri-Francë.

Në disa pamje me dron, dukej se përsosmëria e këtyre performancave nuk u arrit, pasi rrathët nuk ishin në proporcionin e duhur. Megjithatë performuesit ishin fëmijë dhe emocionet padyshim që kanë bërë të tyren.

3 muaj stërvitje për të performuar disa minuta në stadium dhe e gjitha kjo ka kaluar pa shpërblim, pa një mundësi për të ndjekur ndeshjen por u janë mohuar edhe nevojat bazike... Fakti më skanadaloz është se, ashtu siç u denoncua në rrjetet sociale që stadiumi i ri nuk kishte ujë as, fëmijëve nuk u është siguruar ujë për të pirë.

Prindi i një prej fëmijëve është ankuar në Telesport në lidhje me këtë ngjarje, teksa kishte shpërthyer në rrjetet sociale.

Ai ka deklaruar se fëmijët e tyre u përdorën si lecka dhe më pas i larguan nga impianti me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha për këngëtarët që u paguan mijëra euro atë mbrëmje për të performuar playback.

Ai tha:

Organizatorët e kësaj, në këtë rast Ministria e Sportit, edhe pse ishin kujdesur për të mirëpaguar këngëtarë që performuan me playback dhe jo “live”, fëmijët i përdorën thjesht si “lecka” për t’i larguar më pas me shpejtësi nga impianti. “Djali më tha se asnjë pikë ujë nuk u dhanë pas performancës, për të cilën ishin stërvitur 3 muaj. i larguan me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha! Ndërkohë, ka këngëtarë që u paguan mijëra euro për atë mbrëmje, duke mos kënduar live”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit