Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me kokainë. E ditur bëhet se ata janë M.L. dhe C.E.
Sipas mediave italiane kokaina ishte ndarë në disa pako dhe e futur në një kuti kartoni. Dy shqiptarët e arrestuar kishin planifikuar ta shisinin atë në tregun e Parmesan dhe do të fitonin 2 milionë euro nga shitja e saj.
Po ashtu e ditur është bërë se shqiptari M.L. ishte pronar i një picerie në zonën e San Leonardo. Policia italiane ka bërë të ditur se kokainën e kishin fshehur në grazhin i picerisë.
E ditur bëhet edhe se një nga shqiptarët ishte arrestuar më parë në vitin 2008, pasi ishte kapur me 2 kg kokainë, por e kishin lënë të lirë.