Policia shkel ligjin/ I bllokon qytetarit 12 muaj patentën, ai i hedh në gjyq dhe fiton

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.11.2019, 14:55

Çdo ditë qytetarët përballen me gjobat e panumërta të policisë, që në shumicën e rasteve vendosen vetëm për të plotësuar numrin që i ka urdhëruar "shefi". Të ndodhur në këtë lloj presioni, efektivët e policisë, vendosin ndonjëherë edhe gjoba, në kundërshtim me ligjin.

Kështu ka ndodhur edhe me një shtetas, i cili është gjobitur padrejtësisht nga policia, e më pas ka kërkuar të drejtën e tij në dyert e Gjykates.

Në disa raste Policia Rrugore shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve. Në 2 Maj 2019, gjykata i ka dhënë të drejtë qytetarit Sh.B., i cili është gjobitur në mënyrë “të çuditshme” nga punonjësit e Policisë Rrugore.

Vendimin mund ta shikoni këtu

Vendim-Policia-Rrugore

Me një proces-verbal të datës 29 janar 2019, një punonjës i Rrugores i ka bllokuar patentën, me pretendimin se rreth 1 javë më parë, në 21 janar, ai i ka lejuar drejtimin e mjetit një personi të papajisur me patentë.

Personi i gjobitur ka deklaruar se nuk është i vërtetë pretendimi i punonjësit të Rrugores. Sipas tij, ai ka parkuar mjetin para shtëpisë, sapo ishte kthyer nga puna dhe nuk e dinte që personi kishte marrë mjetin tim.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, inspektori e ka përcjellë rastin pranë Organit Administrativ Shtetëror (OASH) të Komisariatit të Policisë Rrugore. Kjo strukturë ka vendosur pezullimin e lejes së drejtimit për 12 muaj, si edhe e ka gjobitur shtetasin me 40 mijë lekë (të reja).

Kundër këtij vendimi ka depozituar padi në gjykatë shtetasi Sh.B., nga shqyrtimi i të cilës kanë rezultuar një seri abuzimesh nga zyrtarët e Policisë Rrugore dhe që në fund kanë rezultuar me vendim në favor të qytetarit.

Gjykata konstaton se Policia Rrugore paraqiti gjatë seancave proces-verbalin e konstatimit të shkeljes, e cila mban datën 29 janar, ndërkohë që shkelja e supozuar ka ndodhur në 21 janar. E, për këtë arsye, vlerësoi se proces-verbali për tërheqjen e patentës së shtetasit Sh.B. është hartuar në kundërshtim me ligjin.

Në vendimin e gjykatës nuk gjenden të dhëna, për të kuptuar se si e ka justifikuar Policia Rrugore faktin që proces-verbali është hartuar rreth 8 ditë pas shkeljes së pretenduar. Gjithashtu, nuk gjenden as të dhëna nëse Policia Rrugore ka pasur apo jo argumenta se përse është vepruar me “vonesë” për një shkelje të pretenduar nga shtetasi Sh.B.

Megjithatë, përtej argumentave dhe shkeljeve, ai që e pësoi më shumë nga kjo situatë është shtetasit Sh.B., i cili u detyrua t’i drejtohet gjykatës për të fituar të drejtën e tij para abuzimit të Policisë Rrugore.

“Rrugëtimi” i qytetarit për shkak të shkeljeve ligjore të Policisë Rrugore zgjati plot 4 muaj, derisa Gjykata Administrative i dha të drejtë kërkesës së tij për rikthimin e patentës dhe fshirjen e gjobës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit