Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta priti në Presidencë krerët e partive opozitare, ndërsa së fundmi është zbardhur një pjesë e diskutimeve që janë zhvilluar në këtë takim.
Mësohet se opozita i ka kërkuar Metës zgjedhje të parakohshme ndërsa është zotuar në përfshirjen dhe kontributin e saj për reformën zgjedhore.
Gjithashtu është diskutuar edhe për ngërçin e krijuar në emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi.
Prej ditësh është parë një komplot midis Presidentit Meta dhe opozitës së Bashkuar. Pritet të shehet se çfarë do të ndodhë pas kësaj mbledhje, duke ditur që mbremjen e djeshme Meta deklaroi se mund të shpërndante edhe parlamentin.