Gjykata për Krime të Rënda, ka shqyrtuar në një seancë të veçantë kërkesën e Kejvina Kthjellës, e cila kërkonte kthimin e mjeteve personale.
Gjykata nuk ka pranuar të heq sekuestron e automjetit dhe llogarisë së saj bankare, por i ka kthyer asaj vetëm telefonin.
Sipas Gjykatës telefoni i modeles është parë dhe nuk përbën më interes për hetimet, ndërkohë që lidhur me llogarinë bankare dhe me makinën, dyshohet se ato të jenë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i Rrajës. Automjeti i Kejvinës konsiderohet si provë nga ana e prokurorisë.
Vetë modelja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me situatën dhe pozitat e saj, ndërsa ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve, që pretendon se po i dëmtojnë imazhin në mënyrë të qëllimshme.
Dyshohet se Kejvina Kthjella ka pasur një marrëdhënie intim me Redjan Rrajën, i cili është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi i njohur si "Rrumi", së bashku me vetë prokurorin.