Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku një autobus ka përplasur një këmbësore.
Mësohet se e plagosura, 72-vjeçare është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia për tu marrë në pyetje.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Informacion Paraprak
Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.