Duka: Reja nuk duhej ta nënvlerësonte Andorrën, është koha për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19.11.2019, 09:57

Barazimi me Andorrën dhe humbja me Francën kanë zbehur jo pak entuziazmin në ambientin kuqezi. Pas ndeshjes me francezët, presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Ai komentoi atmosferën dhe situatën e Kombëtares, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing” të Gerti Çarçanit duke deklaruar se priste më shumë nga trajneri Reja në këto dy ndeshje.

Duka tha:

Rinovimi i Rejës? Nëse bëjmë bilancin e asaj kohe që ka punuar, peshorja është pozitivisht. Nuk dua të ngurroj të them, se në dy paraqitjet e fundit, ka përgjegjësi edhe trajneri. Me aq eksperiencë sa ka, nuk duhet të na lejonte ta nënvlerësonim Andorrën. Duhet ta motivonte ndryshe ekipin. Kjo nuk e çon peshoren në anën negative, por qëndroj te mendimi pozitiv, te para dy ndeshjet. Do ulem për të diskutuar të ardhmen me të. Patjetër që kam lëkundjet e mia në momente emocionale. Kur mbaron ndeshja pas një rezultati negativ, shkarkon jo vetëm Rejën, por çdokënd që ke përpara. E mira është që në ato momente të ftohesh, të shkosh në shtëpi, dhe të gjykosh më pas me ftohtësi. Do ulemi të diskutojmë për një kontratë të re, kontratë pozitive. Peshorja është pozitive, dhe do i propozojmë të vazhdojmë. Shpresoj të jetë lajmi ky."
Trajner shqiptar te kombëtarja? Sipas meje, është koha që një trajner të jetë shqiptar në krye të Kombëtares, por nuk i heq mundësinë asnjë kombësie tjetër. Kemi trajnerë shqiptarë të përgatitur, por teksa kemi filluar këtë projekt, nuk është profesionale ta ndërpresësh. Është më mirë që të jetë më i brendshëm, dhe ta njohë më mirë ekipin. Në afatshkurtër është e vështirë të marrësh rezultat. Edhe De Biazit iu desh kohë të marrë rezultat, të njohë mentalitetin, ekipin. Ky është koncepti im për trajnerët."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit