Deklarata e fortë e Presidentit Meta: Një ditë parlamenti do të shpërndahet

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.11.2019, 07:27

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e djeshme për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se një ditë kjo gjë do të ndodhë. Ai tha se vetë deputetët duhet ta kuptojnë që duhet të shkojnë të votohen. Meta u shpreh gjithashtu se ka ardhur koha e referendumeve, pasi në Shqipëri nuk funksionon dialogu politik.

Presidenti, prej ditësh ka tërheuqr vëmendjen me deklaratat e tij lidhur me situatën politike në vend. Ditën e djeshme ai shpalli "non-grata" ambasadorin e OSBE-së Bendt Borchardt, pasi ofendoi me gjest banal protestuesit e Astirit. Jo vetëm kaq, por Meta thotë se do ta bëjë shembull kreun e KED, Ardian Dvoranin.

Meta deklaroi:

Jemi në një moment kritik dhe ajo që me shqetëson nuk është kjo përplasje. Këtu është problemi se po humbasim kaq kohë. Ky parlament është vetëshpërndar me kohë. Parlamenti një ditë do të shpërndahet, puna është se ky parlament kot sa rri dhe një ditë më shumë me këtë mënyrë si sillet. Parlamenti me dekret të presidentit shpërndahet. Duhet ta kuptojnë vetë ata që duhet të shkojnë të votohen. Unë jam i bindur se vetë deputetët socialiste e kuptojnë që mënyrën si ka vajture parlamenti shumë figura janë zhvlerësuar. E mira është të thonë vetë ata hajde të shkojmë të votohemi të gjithë, parlamenti, pushteti lokal dhe Presidenti. Ka ardhur koha e referendumeve. Unë do të punoj që shqiptarët të shprehen me referendume sepse në Shqipëri është shumë e vështirë të funksionojë dialogu politik. Këtu kemi lidera që kanë pasion të mos mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit