Teza e re e Shakohoxhës: Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyrat kuq e zi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 01:53

Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka hedhur një tezë të re për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

I ftuar në emisionin "Pressing" në T7, Shakohoxha deklaroi se asgjë nuk e pengon Kosovën të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi.

Sipas komentatorit, edhe Shqipëria fanellat e treta i ka të bardha, ngjyrë e cila nuk i korrespondon aspak me ato të flamurit tonë kombëtar.

Ai tha:

Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyra kuq e zi. Pse të mos ketë një fanellë të tretë përshembull me këto ngjyra. Nuk është ligj që të ketë ngjyrat e flamurit edhe fanella. Shqipëria ka ngjyrat kuq e zi të flamurit por fanellat e treta i ka ngjyrat e bardha. Çfarë na lidh ne me ato ngjyra?”

Ndër të tjera Shakohoxha theksoi se shqiptarët duhet të mbështesin Kosovën për t'u kualifikuar në "Euro 2020".

Komentatori shtoi:

Të shkojmë në Shkup në mars dhe të mbushim ulëset, të mposhtim Maqedoninë."

Kujtojmë që Kosova nuk mundi dot të kualifikohej për në "Euro 2020" në fazën në grupe, pasi u mposht nga çekët në Pragë me rezultatin 2-1.

Megjithatë, ëndrra për kualifikimin e "dardanëve" në kampionatin europian ende vazhdon, pasi dolën të parët në grupin e tyre në Ligën e Kombeve.

Ata do të ndeshen në muajin mars të vitit 2020 ndaj Maqedonisë në Play-Off e Ligës së Kombeve. Nëse mposhtin maqedonasit, "dardanët" do të luajnë me fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji. Fituesi i kësaj sfide do të marrë pjesë në "Euro 2020".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit