Konsumoi çdo ditë një paketë cigare për 30 vjet rresht, tronditëse si duken mushkëritë e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 01:34

Duhanpirja është një nga veset më të përhapura tek njerëzit në mbarë botën.

Sipas studimeve më të fundit, numri i duhanpirëse po rritet nga viti në vit dhe kjo është diçka mjaft alarmante.

Studiuesit kanë paralajmëruar përdoruesit e duhanit se pirja e tij mund të shkaktojë kancer në mushkëri.

Së fundmi, një video që tregon mushkëshitë e zeza të një duhanpirësi që pi cigare prej 30 vitesh, është bërë mjaft virale në rrjet.

Siç shihet dhe në video, gjendja e mushkërive të personit në fjalë është katastrofale. Duhapirësit iu refuzua transplantimi për shkak të gjendjes së mushkërive të tij.

Përdoruesit e mediave sociale e kanë quajtur këtë video si "reklamën më të mirë të realizuar ndonjëherë kundër pirjes së duhanit".

Videoja është parë më shumë se 25 milionë herë në të gjithë botën. Nëse jeni duhanpirës ose nëse keni menduar të nisni duhanin, bëni mirë ta shihni këtë video për të kuptuar pasojat e rënda që kjo lëndë shkakton në organizëm.

Në pamje shfaqet doktor Chen Jingyu dhe ekipi i tij i transplantimit në spitalin "Wuxi People" në provincën lindore Jiangsiu të Kinës, duke inspektuar mushkëritë e nxira nga katrani i duhanit.

Duhanpirësi që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale kishte konsumuar të paktën një paketë në ditë për 30 vjet me rradhë dhe për pasojë mushkëritë e tij janë shndërruar në "sterr të zeza", larg ngjyrës rozë që kanë zakonisht mushkëritë e shëndetshme.

Duhanpirësi, i cili mendohet se ishte rreth 52-vjeç, u shpall i vdekur dhe organet e tij u dhuruan. Para se të ndërronte jetë, ai kishte kërkuar që organet e tij të dhuroheshin për pacientët në nevojë.

Një pacient ishte në pritje për mushkëritë e viktimës, por kjo gjë u anulua për shkak se ato nuk ishin më funksionale.

Dr Chen Jingyu tha:

Shumë duhanpirës në këtë vend kanë mushkëri të cilat duken kështu. Ekipi ynë vendosi të mos i përdorë këto mushkëri për transplant. Nëse jeni duhanpirës i rregullt, mushkëritë tuaja mund të mos pranohen edhe nëse vendosni t'i dhuroni pas vdekjes. Shikojini mirë këto mushkëri, a keni ende guximin të pini duhan?

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2017, përdorimi i duhanit në të gjithë botën shkakton 7 milion vdekje çdo vit.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit