“Ka ambasadorë që janë lecka të Ramës”, Meta flet për herë të parë për vendimin ndaj Borchardt

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.11.2019, 21:51

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në një studio televizive ka folur mbrëmjen e sotme me tone të ashpra ndaj disa ambasadorëve që shërbejnë në vendin tonë. Sipas Metës, i cili është duke bërë shumë zhurmë ditët e fundit, ata jo vetëm janë bërë palë me qeverinë, por janë justifikim për dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Ky reagim ka ardhur pas shpalljes non-grata nga ana e Presidentit për ambasadorin e OSBE Bernd Borschardt. Lidhur me këtë ai shprehet se ky akt u ndërmorr për ti treguar kufirin këtyre diplomatëve.

Ai i ka quajtur disa diplomatë lecka të Edi Ramës të cilët i përdor sa herë ka nevojë, ndërsa theksoi se nuk ka nevojë për mbështetjen e tyre.

Meta u shpreh:

Nuk është në të drejtën e një ambasadori të vërë në dyshim dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Ka qenë shumë i lartë edhe raporti i OSBE/ODIHR që dekreti i Presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Pa dyshim ndaj personit jo ndaj OSBE-së. Qëndrimet e tij janë krejt të ndryshme nga raporti i OSBE/ODIHR që as nuk u publikua këtu nga zyra e OSBE-së derisa e përmendi kryetari i opozitës. Mendoj se ka disa diplomatë që e kanë tepruar si shumë. Janë bërë si lecka të Edi Ramës. këta janë justifikim për çdo shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ai nxjerr këta dhe përdor këta për të kapur të gjitha institucionet, për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne zbuluam kush është “Katica” jonë dhe “Katica” jonë është Dvorani. Ka patur një lobim të fortë për t’i dhënë gjithë drejtësinë Edi Ramës. Pavarësisht se BE dhe SHBA-në kanë dhënë shumë para për çështje të tjera por këta kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Këta kanë lobuar që t’ia jepnin me Kushtetutë Edi Ramës. Do jem i qartë për çdo vagabond diplomat që justifikon shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit