“S’duam ulje çmimi në parukeri”/ Dështon ‘Karta e Studentit’: Nuk ka ulje në libra dhe ushqime

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.11.2019, 21:35

Karta e studentit është premtimi për të cilën qeveria Rama dhe Erion Veliaj mburren më shumë për shërbimin ndaj studentëve, të cilët e kërkuan atë me anë të protestave në dhjetor të vitit të shkuar. Me kartë u pajis pothuajse çdo student, por ajo po mbetet vetëm një kartë me foton e studentit pasi askujt nuk i hyn në punë.

Shumë studentë, nëpërmjet kartës nuk përfitojnë shërbimet bazike, pr disa shërbime për të cilat qeveria kërkon t’iu bëjë qoka kompanive private.

Me kartën e studentit në Tiranë ofrohen 170 shërbime, por asnjë prej tyre nuk u shërben studentëve. Për RTV Ora ata shprehen se nuk duan ulje çmimi në shërbime estetike, por në libra e ushqime. Çmimet e konvikteve dhe qiratë janë të tjera shqetësime që ata kërkojnë si zgjidhje nga kryebashkiaku Veliaj.

Fabiola është pajisur me kartë studenti prej 5 muajsh por gjatë kësaj kohe nuk e ka përdorur asnjëherë. Shërbimet që ofrohen me çmime të reduktuara në kryeqytet ajo thotë se janë tërësisht të padobishme. Kartën e cilëson jofunksionale pasi në të nuk përfshihen shërbimet që janë bazike për të rinjtë.

Ajo shprehet:

Karta ime e studentit vazhdon të jetë në portofol, sepse njëherë që unë kam tentuar ta përdor nuk ka fumksionuar. I vetmi shërbim që mund të përfitojmë është aboneja. Madje kur jemi paraqitur për të tërhequr na është thënë se aboneja ka mbaruar. Kjo nuk është normale. Studenti nuk ka dëshirë ta kalojë kohën në kafe, studenti ka dëshirë të informohet, studenti ka nevojë të ushqehet"

Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka trumbetuar si sukses kartën e studentit, duke thënë se ofrohen jo pak por 170 shërbime në sektorin publik dhe atë privat. Por studentët e shohin si dështim, përmes saj mund të përfitojnë ulje vetëm në muze e kinema, qendra estetike apo dyqane veshjesh të shtrenjta. Ajo çfarë kërkojnë është kosto e reduktuar në ushqime apo librari.

Një studente tjetër shprehet:

Unë në jetën time nuk shoh asnjë lehtësi nga karta e studentit. Do na lehtësonte puna e një biblioteke, mjekimeve të ndryshme, të vizitave të ndryshme, ne këto lehtësira nuk i kemi. Nevojat bazike të paktën sa për tu ushqyer. Ulja në qira dhe konvikte"

Në disa prej fakulteteve, studentët e vitit të parë edhe pse kanë një muaj që janë ulur në auditore nuk e kanë marrë ende kartën. Sipas të dhënave të Bashkisë janë mbi 21 mijë studentë që janë pajisur me këtë dokument.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit