Gazetari i njohur, Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me koreografinë hapëse që u bë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Shqipëri-Francë në stadiumin 'Air Albania'.
Ai shkruan në rrjete sociale se fëmijët teksa kërcenin iu dukën si 'kope delesh' teksa kullotnin.
Më tutje, Kikia shprehet se përse e katranosën ceremoninë me këtë shfaqje, kur rezultati dihej që pa filluar ndeshja.
Mentor Kikia shkruan se:
Une nuk marre vesh nga punet e artit ne te tilla permasa, por di njeri te me thote se cfare lloj koreografie ishte kjo? Ne ca momente femijet me te bardha mu duken si kope delesh qe kishin hyre per te kullotur. E mbani mend besoj ceremonine e hapjes se Lojrave Olimpike ne Pekin? Ishte ne veper arti qe duhet futur ne listen e mrekullive te njeriut e qe duhet ruajtur nga UNESCO. Do thoni ju, ku kalamajt e Tiranes e ku Pekini. Dakord, por cdreqin deshen qe e katranosen me kete shfaqe pra? Te fillonte loja, se rezultatin e dinim, dhe kaq.