Plas sherri në sheshin “Skënderbej”, civilët “rrëmbejnë” me forcë qytetarin pa i treguar identitetin dhe arsyen ligjore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.11.2019, 21:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në llogarinë e tij në "Facebook", në përshkrimin e së cilës tregon se disa persona të veshur civil kanë "rrëmbyer" një qytetar në sheshin "Skënderbej".

Berisha e cilëson këtë episod si një "akt antikushtetues dhe krim të shëmtuar".

Ish-kryeministri shkruan:

Narkobandite civil ne nje akt antikushtetues rrembejne qytetarin ne mes te sheshit. Krim i shemtuar! Ndiqni videon e meposhtme! sb

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga Berisha, disa persona civil kërkojnë të marrin me forcë një person për ta çuar në Komisariat, i pa treguar asnjë dokument identifikimi apo arsye ligjore.

Ata i thonë qytetarit se do të shoqërohet në Komisariat për të sqaruar se pse nuk kishte ndaluar kur i ishte kërkuar.

Qytetari iu kërkon civilëve që t'ju tregojnë se ku e ka shkelur ligjin, ndërsa i cilëson ata si shkelës dhe tradhtar të Kushtetutës.

Përplasja mes qytetarit dhe personave civilë, të cilët mendohet se janë përfaqësues të Shtetit, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët janë mbledhur përreth dhe i kërkojnë llogari personave në fjalë mbi arsyen që po ndërmarrin këtë akt.

Një prej qytetarëve ndërhyn dhe iu thotë efektivëve se personi në fjalë nuk ka kryer ndonjë krim dhe se ata nuk po veprojnë siç duhet.

Pjesë nga debati:

Qytetari dëshmitar: Ku e ke dokumentin që je polic, nga ta dinte ai që ju jeni policië kur nuk keni uniforma dhe dokumenta. Ku e mer vesh që je polici ti, ku e ke dokumentin që je polic? Nuk mund ti hiqet liria dikujt për kundravajtje penale.

Efektivi civil: Je në kundravajtje administrative dhe penale dhe ti do të vish me mua në Komisariat.

I ndaluari: Ti je hajdut, ku e ke dokumentin që je polic, mos më prek mua me dorë. Më ke marrë me forcë o dhunues i Kushtetutës. Nga ta dija unë që është polic, nga ta kuptoja, nuk mund të ndaloja në mes të rrugës se më thotë një i panjohur.

Efektivi civil: Ke shkelur ligjin.

Qytetari dëshmitar: Tregoja çfarë ligji ka shkel?

Efektivi civil: E di unë.

Qytetari dëshmitar: Si e ditke ti ore? Kush je ti që i heq të drejtën e fjalës njeriut, çfarë je ti?

Efektivi civil: Më jep kartën e indentitetit.

Qytetari i ndaluar: Po, por më trego ti më parë kush je që të jap kartën time.

Më pas, efektivi civil i kërkon policit të Bashkisë të tregojë kartën e identitetit, por nuk tregon të veten.

Teksa një qytetar i kërkoi efektivit civil të tregojë kartën e tij të identitetit, ky i fundit i kthehet me fjalët:

Ç’të duhet ty, po merremi me këtë pastaj mund të merremi me ty."

Narkobandite civil ne nje akt antikushtetues rrembejne qytetarin ne mes te sheshit. Krim i shemtuar! Ndiqni videon e meposhtme! sb

Publiée par Sali Berisha sur Lundi 18 novembre 2019

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit