Gjatë muajit tetor, eksportet e vendit tonë vijojnë të shkojnë pikiatë, duke sjellë një tjetër dështim të qeverisë Rama 2.
'Tv Klan' bën me dije se po thellohet më tej defiçitin tregtar të vendit.
Në artikull thuhet se:
Në total, për të gjithë vitin shitja e mallrave dhe shërbimeve jashtë Shqipërisë ra me 3.6%, ose 90 milionë dollarë, ndërsa importet janë rritur me 150 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Peshën kryesore në bilancin tregtar me humbje e ka dhënë energjia elektrike, metalet dhe materialet e ndërtimit, dhe po ashtu edhe industria e fasonëve dhe sektori bujqësor. Rritje të lehtë kanë pasur vetëm eksportet e lëndëve kimike dhe plastike dhe në të njëjtat nivele kanë mbetur produktet e lëkurës. Sipas Institutit të Statistikave, ky është muaji i 10 rresht që eksportet vazhdojnë të bien.