Mbrëmjen e djeshme u përurua stadiumi 'Air Albania', ku u zhvillua ndeshja Shqipëri-Francë.
Mirëpo, UEFA ka qenë shumë e vëmendshme gjatë ndeshjes, teksa ka kapur një detaj që mund t'i kushtojë shumë Federatës Shqiptare të Futbollit.
'Telesport' shkruan se në pjesën e dytë, në një goditje të Giroud në drejtim të Berishës, me portierin që e priti, një shishe ka fluturuar nga kati i dytë i tribunës lindore.
Gjithashtu, thuhet se ishte vetë sulmuesi që e kapi dhe ia tregoi arbitrit kryesor, i cili ia komunikoi me kufje arbitrit të katërt dhe kështu delegatit.
Një gjobë, megjithatë, rreth 30 mijë euro dhe jo më shumë pritet të vijë në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit.