Tronditet SHBA-ja, tre të vdekur nga të shtënat brenda qendrës tregtare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.11.2019, 19:22

Tre persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm në një qendër tregtare në qytetin Duncan në Oklahoma të SHBA-së.

Mediat amerikane, referuar të dhënave zyrtare nga policia, bëjnë me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën tre persona, këtë të hënë.

Sipas autoriteteve, viktimat janë një femër dhe dy meshkuj, ndërsa arma e përdorur në krim u gjet në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse autori kishte lidhje ose njohje me viktimat, dhe arsyeja e sulmit.

Si pasojë e këtij sulmi, u vendos që shkollat përreth të mbylleshin për disa orë.

Një burim në vendngjarje tha për policinë se personi i armatosur qëlloi veten pasi ekzekutoi dy viktimat.

Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sjellim në kujtesë se pak muaj më parë, një tjetër sulm në një qendër tregtare në qytetin El Paso, Teksas tronditi SHBA-në, ku një person i armatosur hapi zjarr duke shkaktuar vdekjen e 22 personave.

Burimi: USA Today|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit